Temperaturat e larta ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin vende të ndryshme relaksi e freskie për të kaluar vikendet.
Ndonëse në vendin tonë dita-ditës po hapen edhe pishina të ndryshme madje edhe të ndërtuara me plane e standarde të larta moderne, çmimet e tyre lënë për të dëshiruar.
Në parqet e reja me ujëvara e bazene, një biletë është hiç më lirë se 8 euro për një të rritur e kjo shumë shkon në 10 gjatë vikendeve. Shumë kjo e lartë për gjepin e një qytetari në Kosovë.
Kjo ka bërë që në vendin tonë qytetarët të marrin rreze dielli edhe në liqene, e vende të tjera që hyrja është falas.
Qytetarë të shumtë u panë këtë vikend në Liqenin Akumulues të Mitrovicës. Jo vetëm që kanë kursyer gjepin, por ata edhe kanë shijuar bukuritë e mahnitshme të kësaj pjese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.