Frika e infektimit nga koronavirusi ka kapur gjithë popullësinë e botës dhe raste të reja po shtohen çdo ditë në vende të ndryshme të Evropës, shkruan Reporteri.net.
Kosova është ndër dy vendet e vetme në Evropë së bashku me Malin e Zi, që ende nuk kanë asnjë rast të prekur me koronavirus, edhe pse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë të infektuar por pas testimeve kanë rezultuar negativ.
Në mbrëmjen e sontme, Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka marrë vendim që të mirren masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke pezulluar procesin mësimor dhe duke bërë thirrje që të shmangen tubimet pavarësisht se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë propozoi para kabinetit qeveritar rekomandimet të cilat edhe u morën vendim që të zbatohen nga dita e sotme në gjithë Kosovën.
Ndërkohë qytetarët tashmë kanë filluar që të sigurojnë rezerva ushqimore në rast se virusi fillon e përhapet edhe në Kosovë, duke kryer kështu ato që tashmë njihen si “blerjet e panikut”.
Reporteri.net ka siguruar pamje nga Interex-i, ku shihen se kanë filluar të zbrazen raftet ku gjenden produktet esenciale si mielli, vaji, kripa, sheqeri.
Këto janë pamjet: