×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët zbrazin ETC-në, blejnë miell e oriz me shumicë

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 21:35

    Makthi i infektimit nga koronavirusi ka kapur gjithë popullësinë e botës.


    Raste të reja po shtohen çdo ditë në vende të ndryshme të Evropës, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë në Kosovë, shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi por rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga virusi COVID-19.

    Në mbrëmjen e sontme, Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka marrë vendim që të mirren masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke pezulluar procesin mësimor dhe duke bërë thirrje që të shmangen tubimet.

    Nga ana tjetër qytetarët kanë filluar ato që tashmë njihen si “blerjet e panikut”, duke bërë kështu që të zbrazen raftet ku gjendet mielli e orizi.

    Gazeta online Reporteri.net ka siguruar pamje nga raftet e zbrazura në ETC, ku njerëzit kanë blerë oriz e miell me shumicë.

    Këto janë pamjet:

    /Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!