Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente komunikacioni, 16 prej tyre me persona të lënduar kurse 21 tjerë vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, për gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 103 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Siç njofton Policia, një tiketë është shqiptuar për një qytetar që nuk ka respektuar masat antiCOVID, njëherësh kjo është shifra më e ulët e shqiptimit të tiketave që nga hyrja në fuqi të Ligjit për Pandeminë.
Policia bën të ditur se ka arrestuar edhe nëntë persona, pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse dy në vuajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.