×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Qytetari denoncon në polici agjensionin “punësohu.eu”, e mashtruan për vizë pune: Ia morën 1000 Euro, s’u lajmëruan kurrë

    Reporteri
    25 Dhjetor 2023 | 20:12

    Një qytetar e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës agjencionin “punësohu.eu” se e mashtruan për një vizë pune.

    Sipas 49 vjeçarit, ky agjencion, në shtator të 2019’ës, ia moren 1 mijë euro për të ia rregulluar një vizë pune, por pasi ia morën paratë nuk iu lajmëruan më asnjëherë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Qytetari ka thënë në Polici se kishte bërë marrëveshje me agjencionin në fjalë me 23 shtator 2019.

    Ankuesi ka thënë se agjencioni nuk ia ka bërë vizën dhe nuk i është lajmëruar kurrë. Prokurori e ka cilësuar rastin si mashtrim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!