×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari fotografinë e Albin Kurtit e bartë edhe në maskë mbrojtëse

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 18:09

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvndosje, Albin Kurti, ka një numër të madh të simpatizantëve.


    Përkrahësit e tij shpesh i kemi parë përkrah Kurtit në protesta e manifestime të ndryshme, e madje ka persona që i kushtuan edhe këngë atij, shkruan Reporteri.net.

    Por diçka e re dhe e paparë deri më sot, është një maskë mbrojtëse ndaj virusit korona, në të cilën një qytetar e ka stampuar fotografinë e Kurtit në ditën kur ai mori detyrën e kryeministrit të Kosovës.

    Bartja e maskës është bërë obligative nga Qeveria si masë parandaluese për koronavirusin dhe si pasojë e kësaj shumë kompani e persona të ndryshëm po i personalizojnë maskat e tyre sipas dëshirës.

    Kjo është maska “Albin Kurti”:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!