×
  • Lajme
  • Lajme / Lipjan

    Qytetari gjen dy granata në një qese të zezë në oborrin e tij, intervenojnë FSK-ja e KFOR-i

    Reporteri
    21 Mars 2025 | 9:43

    Një qytetar në Lipjan ka raportuar në Polici se ka gjetur në një qese të zezë dy granata dore.

    Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve.

    “Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e tij ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore. Njësia policore ka sigluara vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim e FSK-së dhe KFOR-it që e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e PK-së./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!