×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari i sulmoi me thikë, flasin nga Policia e Gjakovës

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 18:49

    Një qytetar ka sulmuar me thikë policët në qytetin e Gjakovës.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar video ku shihet se si qytetari me thikë në dorë tenton të sulmojë policët.

    Nga Policia e Gjakovës kanë dhënë detaje për Reporteri.net për këtë rast.

    Ata thonë se personi në fjalë ka sulmuar më parë qytetarët të cilët e kanë njoftuar policinë, çka këta të fundit kanë ndërhyrë.

    “Qytetarët na kanë njoftuar se te Viva Fresh një qytetar po bën probleme, po i sulmon qytetarët me një thikë dhe shufër të hekurit. Personi në fjalë ka qenë i njohur për policinë në Gjakovë”, thonë nga policia e këtij qyteti për Reporteri.net.

     

     

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi i cili ka sulmuar policët me thikë është pacient i repartit psikiatrik në spitalin rajonal në Gjakovë, dhe Prokuroria ka marrë vendim për ta ndaluar për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!