Kreu i VV-së, Albin Kurti, ndërsa deklarohej para mediave pranë zyrave të partisë së tij për mundësinë e koalicionit me LDK-në është “befasuar” nga një qytetarë i cili ia ka uruar postin e kryeministrit ende pa e marrë detyrën.
“Urime kryeministër, e dina se sot ki me kanë kryeministër, urime”, i ka thënë qytetari Kurtit, ndërsa ky i fundit e ka përshëndetur, shkruan Reporteri.net.
Kurti iu është përgjigjur me “faleminderit” derisa, ka hipur në veturë për t’u nisur për në Kuvend të Kosovës ku nga ora 15:00 nisi një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me ç’rast u shpreh optimist se do të arrijnë marrëveshjen për lidhjen e koalicionit qeverisës për formimin e qeverisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.