Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se një konsumator nga Vushtrria është zënë duke vjedhur rrymën.
KEDS njofton se ai duhet t’i rikthejë humbjet kompanisë në vlerë prej gati 19 mijë eurove.
Për vjedhjen e rrymës ai do të ballafaqohet edhe me gjykatën për vepër penale, ku mund të dënohet edhe me burg.
“Një konsumator ynë u zu nga KEDS-i duke e vjedhur energjinë elektrike në biznesin e tij në Vushtrri. Tash atij i duhet t’ia rikthejë humbjet kompanisë në vlerë prej 18,849.02 euro. Bakshish ballafaqimi me gjykatë për vepër penale, ku mund të dënohet prapë me para ose me burg, pasi vjedhja e energjisë elektrike është vepër penale dhe dënohet deri në tri vjet burg”, njofton KEDS.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.