Një qytetar nga Peja ka shkuar sonte vullnetarisht për të dhuruar gjak në Spitalin e Pejës, atje ku po trajtohet një i ri që ka mbetur i plagosur nga sulmi i armatosur në Gllogjan të Deçanit.
Pavarësisht vetiniciativës së tij, mjekët në këtë spital, sipas qytetarit, e kanë informuar se për momentin nuk janë në nevojë për gjak, por se e kanë lënë të hapur mundësinë që ta telefonojnë në rast se iu duhet.
“Po ishim në spital. Thanë nuk ka nevojë njëherë me dhuru (gjak) për Prishtinë. Momentalisht nuk ka nevojë njëherë, e më thanë se nëse ka nevojë ne mund të të thërrasim prapë. E kanë numrin tim të telefonit këto mjeket dhe më thërrasin. Nëse ka nevojë unë do të vijë prapë për të dhuruar gjak,” – u shpreh qytetari për mediat.
Ai tha se edhe vajza e tij ka shprehur dëshirën që të dhurojë gjak.
Në anën tjetër siç mësohet personi i plagosur nga sulmi në Gllogjan tashmë është futur në sallën e operimit.
Kujtojmë se në orën 19:00 të së premtes u raportua për sulm të armatosur që u krye në mes të fshatrave Shaptej dhe Gllogjan. Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar nga një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.
I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit – dy prej të cilëve, vajzë dhe djalë të moshës 17-vjeç, vdiqën në Spitalin e Pejës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.