×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Skenderaj: Albin Kurti nuk ka pasë çka me lypë në Skenderaj, e din ai çka ka folë për Hashim Thaçin

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 13:44

    Qytetarët e Skenderajit janë deklaruar rreth vizitës së kreut të VV-së, Albin Kurti para dy ditësh në këtë komunë, vizitë kjo që u shoqërua me tensione të shumta.


    Disa nga ta e kanë konsideruar provokim vizitën e Kurtit në komunën që siç thonë ata konsiderohet si baza e PDK-së, por disa të tjerë kanë thënë se tensionet ishin të panevojshme, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk duhet… e din ai çka ka folë për Hashimin dhe nuk ka pasë nevojë me ardhë këtu me provoku se e din që është baza e PDK-së, nuk ka pasë çka me lypë”, ka thënë njëri nga ta për kanal10.

    “Më së paku i ka takuar demokracisë ky incident, pa marrë parasysh cilës parti i përkasin, duhet me votu lirshëm, vullnetin e tij duhet me shpreh”, ka thënë një tjetër.

    Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar personat që sulmuan kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në qytetin e Skenderajt, dy ditë më parë.

    Kurti ishte i shoqëruar nga forca të shumta policore gjatë vizitës së tij parazgjedhore në Skenderaj. Një grup i njerëzve fyen dhe sulmuan me gjësende të ndryshme të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, pas arritjes në qytet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!