×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Vitia gjobitet për syfyr pasi shkeli orën policore: Byreku i kushtoi 201 euro

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 13:08

    Masat antiCOVID-19 po vazhdojnë të mos gjejnë zbatim në Kosovë. Policia e Kosovës vetëm gjatë një ditë shqipton qindra gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.


    Gjoba ka pasur edhe në Viti, ndonëse qytetarët në disa raste kanë ankesat e tyre sa i përket zbatimit të këtyre masave anticovid. Një qytetar ka njoftuar është se është gjobitur me 200 euro nga Policia se shkeli orën policore kur në kohën e syfyrit kishe dal për të blerë bukë.

    Gjithashtu edhe një tjetër qytetar nga Vitia ka njoftuar para disa ditëve se ishte gjobitur nga Policia e Kosovës me 200 euro pasi që kishte dal për të blerë byrek.

    Nga ana tjetër kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Kosovë nga ora 22:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, duke vendosur orë policore. /PlusTV/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!