×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Vitia rrah vëllain dhe kunatën, Policia e arreston

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 10:45

    Një burrë në komunën e Vitisë është arrestuar dje nga policia pasi që dyshohet se sulmoi fizikisht vëllain dhe bashkëshorten e vëllait.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në raport bëhet e ditur se viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

    “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Viti 12.09.2020-09:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht vëllain dhe bashkëshorten e vëllait . Viktimat kanë pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!