×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nuk i mbanë lotët: Edhe një shkallë uji më hyn në shtëpi, i kam fëmijët brenda

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 11:55

    Përmbytjet pas të reshurave kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën, e shumë familje po përballen me rrezik nga vërshimi i shtëpive të tyre.


    Gjendje e rëndë po mbretëron edhe në kryeqytet dhe vendbanimet përreth.

    Në fshatin Çagllavicë, një qytetar duke folur për Kanal 10, i shqetësuar dhe me lot në sy, ka treguar para kamerës, se shtëpia e tij po përballet me rrezikun e përmbytjes nga uji, derisa brenda i ka fëmijët.

    Ai për këtë gjendje akuzon komunën, e cila ka lejuar ndërtimin e një pike karburanti mbi kanalin e ujërave atmosferike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!