Një qytetare nga Mitrovica ka raportuar në polici se persona të panjohur e kanë shqetësuar duke trokitur në derë e më pas duke hedhur mjetet piroteknike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Policia e Kosovës është duke hetuar rastin dhe deri tani nuk është arrestuar asnjë person.
Njoftimi i policisë:
SHQETËSIM
Mitrovicë Veri, 12.07.2022 – 21:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a të dyshuar të pa njohur e kanë shqetësuar atë duke i trokitur në derë dhe duke hedhur mjete piroteknike në afërsi të dritareve të banesës së saj. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.