×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarja përballet me punëtorët e marketit në Gjilan, demaskon me video rritjen skandaloze të çmimeve

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 9:47

    Virusi COVID19, tashmë i shpallur pandemi ka përfshirë botën, por edhe Kosovën, ku numri i të prekurve ka arritur në 16.


    Lajmet për rastet e para të të prekurve kanë shkaktuar panik tek qytetarët e Kosovës, të cilët kanë zbrazur marketet dhe po blejnë ushqime shtesë në rast të përhapjes së madhe.

    Situatën e krijuar po e shfrytëzojnë me të madhe dyqanet ushqimore të cilat kanë dyfishuar çmimet, pavarësisht se janë paralajmëruar të mos e bëjnë këtë, shkruan Reporteri.net.

    E në rast të viruseve të ndryshme, limoni njihet për vetitë e tij shëruese, andaj edhe qytetarët kanë kërkesë të madhe për këtë frut në dyqane. Këtë situatë ka vendosur ta shfrytëzojë “Andi Market” në Gjilan, i cili 1 kg limonë, nga 1.50 euro sa e kishte çmimin më parë, e ka bërë 2.99 euro. E indinjuar me këtë një qytetare e ka denoncuar vetë rastin duke incizuar drejtpërdrejtë në këtë market çmimet e dyfishuara.

    Në pamje ajo shihet teksa i kërkon punëtorit të marketit të largohet nga pjesa ku ai me dorë e kishte mbuluar çmimin e ri që u ishte vënë limonëve.

    Mësohet “Market Andi” në Gjilan është në pronësi të  vëllait të anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

    Për rritjen e çmimit të limonit, shitësit po fajësojnë  furnizuesit, nga të cilët po thonë se po e marrin më shtrenjtë. Pronari i një marketi ka thënë për Reporterin se para krizës me koronavirusin, një gajbe me limonë e kanë marrë 9 euro, derisa tani e marrin me çmim prej 22 euro.

    Ndryshe Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se të gjithë operatorët ekonomikë që rrisin çmimet e produkteve ushqimore do të përballen me ligjin.

    Ky vendim është marrë vendim nga ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!