×
  • Lajme
  • Lajme

    Qyteti i Gjilanit në “heshtje”, të gjithë banorët vet-izolohen nëpër shtëpitë e tyre

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 18:46

    Situata e krijuar nga koronavirusi ka shqetësuar të gjithë banorët e Kosovës.


    Nga frika se mos infektohen prej koronavirusit, dhe me urdhër të Qeverisë Kurti qytetarët u vet izoluan nëpër shtëpitë e tyre, shkruan Reporteri.net

    Kjo po ndodhë edhe me qytetarët e Gjilanit, teksa Reporteri.net ka arritur t’i siguroj disa fotografi që tregojnë gjendjen në këtë qytetet.

    Në foto shihen rrugët e boshatisura dhe pa asnjë njeri. Ndryshe, pas urdhërit të Qeverisë Kurti që të mbyllen lokalet dhe kafiterit, ky vendim u zbatua edhe në Gjilan.

    Kujtojmë që deri më tani numri i të prekurve nga ky virus ka arritur deri në tre, andaj Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria u kanë bërë lutje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që koronavirus mos të përhapet më tutje.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!