×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 7:59

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në takim vetëm pak kohë para takimit konsultativ të ftuar të presidentes Vjosa Osmani me partitë politike për idenë e shtyrjes së zgjedhjeve komunale.

    Nëpërmjet një njoftimi për media, është bërë i ditur rendi i ditës që do të diskutohet nga KQZ-ja në mbledhjen e cila fillon nga ora 15:00.

    Rendi i ditës:

    – Hyrje – Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

    – Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve;

    – Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

    Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatit.

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve.

    Raportet e Këshillave të KQZ-së:

    Këshilli për Operacione Zgjedhore

    – Shqyrtimi dhe miratimi i doracakut të trajnimit për Zgjedhjet Lokale 2021.

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga verifikimi i aplikacioneve për regjistrim për votim jashtë Kosovës në katër komunat: Dragash, Suharekë, Junik dhe Mamushë.

    – Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndarjen dhe paketimin e fletëvotimeve për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta (kategoria e dytë e VNV-ve) dhe të ndryshme.

    Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar për sot një takim konsultativ partitë politike për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

    Ky rekomandim i IKSHPK-së thotë se zgjedhjet komunale të 17 tetorit duhet të shtyhen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!