×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ra ky coronavirus dhe u pamë” – Kurti takon njeriun që mori pjesë në ndarjen e VV-së

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 12:22

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, e kanë vizituar Komunën e Kamenicës e cila është e prekur nga koronavirus.


    Kurti para medieve tha se qeveria po bën përpjekje maksiamale ta parandalojë këtë virus ndërsa ka potencuar se është duke u shtuar numri i respiratorëve për shërbime mjekësore.

    “Dihet që qytetarët kur duan të dalin nga shtëpia, bëjnë dush që të duken bukur. Por tani duhet bërë dush kur të kthehemi në shtëpi. T’i ruajm pleqtë tanë edhe ata që kanë probleme të ndryshme shëndetësore bashkë me kryetarin Kastrati biseduam pr situatën në Kamenicë dhe masat që i ka ndërmarrë kryetari që lakorja e shpërndarjes të ngritet sa më pak”, ka deklaruar Kurti.

    Mirëpo, ky takim ka një rëndësi të vecantë, pasi është hera e parë që Albin Kurti, qoftë vetëm si kryetar partie por edhe si kryeministër, që ka takuar ndonjë nga grupi që ia ndanë partinë.

    Takimi i sotëm më kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, thyen akullin e moskomunikimit prej disa vitesh./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!