×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Rada Trajkoviq emërohet këshilltare e ministrit Rashiq

    Reporteri
    01 Dhjetor 2022 | 14:26

    Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, do të emërohet këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

    Këtë informacion për Media Center e ka konfirmuar vetë Rashiq.

    “Me të drejtë është emëruar sepse ka përvojë dhe njohuri të pasur dhe është e sigurt se prej saj mund të mësohet shumë dhe do të japë një kontribut të madh në punën e ministrisë. Përveç kësaj, ajo ishte një nga kandidatet në listë dhe kështu mori përgjegjësinë dhe pati guximin të ishte pjesë e listës ”, tha Rashiq.

    Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Rada Trajkoviq ishte në listën e Iniciativës Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, por më pas kjo Iniciativë Qytetare nuk mori votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

    Pas emërimit të Rashiqit nga Kurti, Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!