Kryetarja e Lëvizjes Evropiane e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq është ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd. Ajo u ndalua pasi që ndaj saj nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq kishte ngritur padi penale.
Kështu ka treguar vet Trajkoviq, përmes një reagimi në llogarinë e saj në Twitter, ndërsa përmend që personi që ka ngritur padinë ndaj saj, është nën sanksionet amerikane. ”Sapo është zbuluar arsyeja misterioze e ndalimit tim në aeroport: Milan Radoiçiq ka ngritur një padi penale kundër meje. Më penguan të largohesha nga vendi për shkak të një padie të ngritur nga një burrë nën Sanksionet Magnetike të Thesarit Amerikan. Ai është i lirë në këtë vend, unë nuk jam…”, ka shkruar ajo në Twitter, përcjell Reporteri.net.
Misteriozan razlog mog zadržavanja na aerodromu je upravo otkriven: Milan Radoičić je podneo krivičnu tužbu protiv mene.
Sprečen mi je izlazak iz zemlje zbog tužbe čoveka pod Magnjitski sankcijama američkog Trezora.
On je u ovoj zemlji slobodan, ja nisam…
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) June 27, 2022