×
  • Lajme
  • Lajme

    Radha e Sabit Gecit, ftohet nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 16:48

    Ish komandanti i UÇK-së, ka konfirmuar për ftesën e ardhur nga Specialja.


    Ish komandanti i UÇK-së, në një bisedë për T7 ka thënë se nuk e di në çfarë cilësie është ftuar, pasi nuk e ka parë ende ftesën.

    Në shtëpinë e tij në Prishtinë kanë qenë dy hetues; njëri austriak dhe tjetri italian për t’ia dorëzuar ftesën, mirëpo meqë Geci nuk ka qenë aty, ata janë kthyer pa e lënë ftesën.

    Geci ka thënë se më pas ka i ka telefonuar dy hetuesit dhe u ka treguar se ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shumë të rënduar. Më pas janë pajtuar që ftesa t’i sjellët në një kohë kur ish eprori i UÇK-së kthehet nga spitali.

    Geci njihet si një ndër komandantët e parë të UÇK-së dhe më të zotë të luftës për liri.

    Në bisedën për T7, Sabit Geci nga Llausha e Skenderajt, ka thënë se nuk e ka problem ftesën dhe në çfarëdo cilësie që ajo vjen është i gatshëm t’i përgjigjet.

    Ndryshe, gjendja shëndetësore e ish eprorit të UCK-së vazhdon të jetë e rëndë për shkak të plagëve që i ka marrë në luftë dhe që ende s’ka arritur t’i trajtojë siç duhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!