×
  • Lajme
  • Lajme

    Radhë të gjata të mërgimtarëve presin në kufi për t’u nisur në Kosovë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 8:58

    Festat e fundvitit zakonisht i sjellin mërgimtarët në atdhe. Dashuria për vendlindjen por edhe masat ekstreme që janë marrë në shumicën e shteteve perëndimore ku jetojnë shumë kosovarë i kanë shtyrë ata të nisen që festat t’i kalojnë në vendlindje.


    Kolona të gjata janë krijuar në kufirin hungarez. Qindra makina mbrëmë janë parë sonte në kufirin hungarez.

    Aty shihen edhe disa mërgimtarë që kanë dalë jashtë për të pritur ndërkohë që radha e gjatë vazhdon.

    Shumica e mërgimtarëve nuk kanë mundur që ta vizitojnë Kosovën gjatë verës për shkak të pandemisë së coronavirusit gjë që e ka dëmtuar ekonomikisht shumë Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!