×
  • Lajme
  • Lajme

    Ragip Begaj thirrje kryeministrit Kurti: Trajtoje me urgjencë Malishevën

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 17:31

    Komuna e Malishevës është ndër më të prekurat në vend nga koronavirusi. Edhe kjo komunë sikur Vitia edhe Klina janë në karantinë.


    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në një intervistë për Reporteri.net ka treguar që Malisheva është futur në karantinë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

    “Dy mjek mjekë janë vetizoluar pasi kanë pasur kontakt me personin e prekur me koronavirus, edhe një po pritet të futet në karantinë”, tha ai.

    Ai ka thënë se përveç rastit të konfirmuar në fshatin Bubavec nuk ka persona të tjerë të prekur nga ky virus në Malishevë.

    Begaj ka thënë se Komuna e Malishevës nuk është shumë e përgatitur për këtë situatë dhe nuk ka dorëza, maska dhe dezinfektues të mjaftueshëm.

    “Furnizimi është i magnet edhe për dezinfektues edhe për të gjitha të tjerat. Na duhet shumë më shumë”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Begaj ka thënë se e ka thirrë në telefon vetëm zv.kryeministri Avdullah Hoti, por jo edhe kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    “Mmbrëmë më ka thirrë veç zv.kryeministri Hoti, por jo edhe kryeministri e ministri i Shëndetësisë”, tha ai.

    Ai ka pasur një thirrje për kryeministrin Kurti që ta ketë si prioritet Malishevën duke ditur se ka qenë më parë e goditur nga rriqrat.

    “Thirrja ime për kryeministrin është që me urgjencë me trajtuar Malishevën, me pas kujdes ka qenë edhe goditne më herët nga rriqrat”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!