×
  • Lajme
  • Lajme

    Ragmi Mustafa: Lugina po zbrazet, 2 mijë shqiptarë u shlyen nga regjistrat në Medvegjë

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 23:12

    Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka thënë që klasa politike në Kosovë të mos bëjë konstatime për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por të ndihmojë ata banorë.


    Mustafa, ka thënë se mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës qoftë edhe për votimin e një rezolute për shqiptarët e Luginës së Preshevës tregon shenja mos serioziteti.

    Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve thotë se 19 vite pas Marrëveshjes së Konçulit asgjë nuk ka lëvizur në të drejtat e shqiptarëve.

    “Duke pasur parasysh të dhënat demografike, po ndodh një shpopullim i madh i shqiptarëve sidomos atyre në Medvegjë. Jo zyrtarisht mësohet se rreth 2,000 shqiptarë janë shlyer nga regjistrat e gjendjes civile, ndërsa rreth 1,000 të tjerë në Preshevë e trojet e tjera. Duhet pasur parasysh se popullata e përgjithshme e Medvegjës nuk shkon më shumë se 5,000 banorë”, tha ai në Dukagjin.

    Mustafa thotë se aktualisht në shkollat shqipe në Luginën e Preshevës ndjekin mësimin rreth 7 mijë nxënës, ndërsa sipas tij dhjetë vite më parë mësimin në këto shkolla e kanë ndjekur mësimin rreth 4 mijë nxënës shqiptarë më tepër.

    “Pasur parasysh këto shifra, rënia në pesë vitet e fundit është rreth 26%, ndërsa për dhjetë vite rënia është rreth 41%. Kjo tregon se ka shpopullim të atyre vendeve”, tha Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!