×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Vuçiq pas deklaratës së Haradinajt: Është person i rrezikshëm, na kërcënoi me Shqipërinë e madhe

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 10:27

    Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Evropa vazhdon të injorojë Kosovën si shtet dhe kërkesat e kosovarëve, atëherë në vitin 2025 mund të jetë i mundshëm referendumi për bashkimin me Shqipërinë.


    Në mëngjesin e sotëm, presidenti serb Aleksander Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate. Vuçiq e ka quajtur Haradinajn si person të rrezikshëm.

    “Haradinaj është një njeri i rrezikshëm. Deklarata e tij është një kërcënim për të gjithë. “Shqipëria e Madhe” është një koncept i rrezikshëm. Në rast se do të ketë referendum për bashkimin e Kosovës e Shqipërisë, Serbia do të ketë përgjigje adekuate për këtë” ka thënë Vuçiq.

    Presidenti serb ka thënë se në rast se Kurti do të bëhet kryeministër e Haradinaj president, Kosova do të kishte fuqi për bashkimin me Shqipërinë. “Haradinaj synon të bëhet president dhe Albin Kurti kryeministër. Në këtë rast, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të jetë i mundshëm” ka thënë Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!