×
  • Lajme
  • Rajon

    ​153 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 16:45

    Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 153 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe 309 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 202.705, prej të cilëve 188.849 janë shëruar.

    Në raportin e fundit të ministrisë janë regjistruar 13 viktima të tjera, duke e çuar në 7.145 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

    Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.711.

    Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.386.978 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.549 teste të kryera brenda ditës së fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!