Shefi i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit bëri të ditur se 14 vjeçari i dyshuar për sulmin e armatosur në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë kishte një muaj që planifikonte sulmin dhe se ai vetë kishte raportuar në polici se e kishte kryer krimin, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë është bërë e ditur se është arrestuar edhe babai i djalit, i cili posedon armën me të cilën sulmuesi vrau nëntë persona dhe plagosi disa të tjerë.
Nga Policia bënë të ditur se krimi ishte planifikuar për një muaj dhe se motivi i sulmit ende nuk dihet.
Sipas tij, i dyshuari për sulmin kishte një listë të nxënësve që kishte planifikuar t’i likuidonte dhe një hartë të vizatuar të shkollës.
Në sulm janë përdorur dy pistoleta – njëra me kalibër nëntë milimetra me tre fishekë dhe një pistoletë e kalibrit të vogël dhe se i dyshuari ka sjellë edhe katër kokteje molotov në shkollë. /Reporteri.net/