Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 156 raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në 206.233 numrin e përgjithshëm të rasteve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar dhjetë viktima të tjera nga koronavirusi, me çka numri i tyre ka shkuar në 7.242.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 është rritur në 191.132, përfshirë 326 pacientë që fituan betejën kundër virusit brenda ditës së fundit.
Aktualisht në vend ka 7.859 raste aktive me COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.409.078 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.309 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.