×
  • Lajme
  • Rajon

    18-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në Greqi

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 12:42

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur tragjikisht jetën një 18-vjeçar shqiptar.

    Mediet greke raportojnë se një motor ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit shqiptar.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në kilometrin 75 të aksit kombëtar Selanik-Ierisou.

    Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!