Një aksion i madh anti-drogë është duke u zhvilluar në Kroaci.
Punonjësit e Policisë nga Zyra Kombëtare e Policisë për Luftën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Zyra e Zagrebit) dhe Departamenti i Policisë Split-Dalmaci, në koordinim me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryejnë operacione policore që nga mëngjesi i sotëm, njoftoi Ministria e Brendshme.
Veprimet përfshinin disa dhjetëra persona të lidhur me krimet e abuzimit me drogën.
“Veprimet urgjente dëshmuese janë duke u zhvilluar në rajonet e Split-Dalmacisë, Zagrebit, Primorje-Gorski Kotar, Istria, Shibenik-Knin, Zadar dhe Dubrovnik-Neretva dhe në aksione marrin pjesë 250 policë nga disa degë të policisë, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Siç raportojnë mediat kroate, rreth 40 persona janë arrestuar deri më tani, transmeton gazeta online Reporteri.net. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.