Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur shtatë persona që kanë qenë të prekur nga COVID-19.
Ndërkaq, janë regjistruar 1 mijë e 732 raste pozitive nga realizimi i 6 mijë e 928 testimeve.Nga 1 mijë e 732 raste të reja, 204 prej tyre janë riinfektime.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1 mijë e 35 të shëruar.Nga ana tjetër, në Regjistrin për persona të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar edhe 6 viktima, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 24 dhjetor 2021 – 11 janar 2022.
Deri tani janë realizuar 1.692.991 testime, prej të cilave pozitivë kanë rezultuar 241.651 persona.
Numri i personave të shëruar arrin në 218.340, i të vdekurve në 8.083, ndërkaq i rasteve aktive në 15.228.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.