×
  • Lajme
  • Rajon

    8 ditë paraburgim për shqiptarin që qëlloi me armë gjatë protestave në Shkup

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 15:32

    Tetë ditë në paraburgim është lënë Isuf Koka, i cili gjuajti me pistoletë gjatë momentit kur turma e protestuesve në Shkup protestonin kundër propozimit francez u afrua pranë biznesit të tij.

    Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, një formë kjo paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë.

    Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.

    Isuf Koka është vëlla i Zudi Enuzi Koka, drejtor i NP “Higjienën komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi pas incidentit.

    Në këtë moment protestuesit u zmbrapsën nga hoteli nga i tij.

    Ai po ballafaqohej për herë të dytë me sulmin e protestuesve maqedonas, pasi më herët ata kanë dëmtuar makinat e klientëve dhe hodhën sende të forta drejt hotelit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!