×
  • Lajme
  • Rajon

    Abazoviq i jep përgjjigje epike pyetjes provokative të gazetarit serb të RTS’it: Ne dhe BE jemi 501 milionë

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 13:00

    Gjatë një paraqitje në televizionin publik serb RTS, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është përballur me një pyetje provokative nga gazetari serb i këtij televizioni.

    Gjatë intervistës, gazetari ka ironizuar me Abazoviqin duke e pyetur se a vazhdojnë ende malazezët të thonë: “Ne dhe rusët 200 milionë?”

    “Që kur di për veten, malazezët thonë: “Ne dhe rusët 200 milionë”. Si është situata numerike këto ditë?”, e ka pyetur gazetari serb Abazoviqin, transmeton Reporteri.net.

    Kryeministri Abazoviq është përgjigjur në mënyrë epike duke thënë se tani në Mal të Zi ka ndryshuar situata dhe populli thotë: “Ne dhe Bashkimi Evropian 501 milionë”.

    “Situata numerike këto ditë është se malazezët tani thonë: “Ne dhe Bashkimi Evropian 501 milionë”

    “Nuk e di si dëshironi të deklarohem, por malazezët kohë e fundit tani thonë: “Ne dhe Bashkimin Evropian 501 milionë. Nuk është keq, nuk është aspak”, ka thënë  tutje Abazoviq.

    Abazoviq së fundmi ka qëndruar për vizitë zyrtare dyditore në Beograd. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!