Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, është diskutuar edhe për sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës, me 24 shtator.
Ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera, Abazoviq tha se liderët treguan qëndrimet e veta për sulmin, shkruan Reporteri.net.
“Në takimin jo formal është diskutua ajo çështje (sulmi terrorist në Banjskë), por tash nuk mundem me tregu detajet. Secili ka tregu qëndrimet e veta. Qëndrimi im për këtë është shumë i qartë. Secili që bënë aktivitete kriminale duhet të dënohet ashpër. Po ashtu bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë përgjegjësinë e vet për këtë gjë që ndodhi më veri, por edhe më Bosnjë dhe gjithë Ballkanin”, tha ai, në deklarim për media në Tiranë.
Kurti: Bërnabiqit i kërkova ta nënshkruajë aneksin e zbatimit, por s’ishte e interesuar
Megjithatë nuk dha një përgjigje të qartë nëse Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja për këtë rast.
“Kjo është përmendur gjatë bisedës. Problemi i shteteve të Ballkanit është se ne vetëm mundemi me përcjellë rregullat që i sjellin të tjerët. Kjo është pyetje për njerëzit në Bruksel”, tha ai.
Reklamë
Tutje, sipas Abazoviq, nuk parashihet që Ballkani Perëndimor të kaplohet nga një luftë e re, mirëpo theksoi që politikat pro ruse duhet minuar.
“Ne duhet me qenë të kujdesshëm. Nuk duhet që politikat pro ruse të bëhen dominuese në rajon. Duhet me bërë çmos që politikët pro evropiane të jenë domuniuese. Nuk mendoj se në prag të ndonjë konflikti në rajon”, tha ai. /Reporteri.net/.