Kryeministri me detyrë teknike i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se ende nuk e ka një emër të cilin partia e tij, URA do ta mbështesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal të Zi.
Pyetur nga gazetarët, Abazoviqi u shpreh se URA mbështet vlerat evropiane dhe nuk ka një kandidat të përshtatshëm të cilin do ta mbështeste, shkruan Vijesti.
Nëse do të mbështesë apo jo presidentin aktual Milo Gjukanoviq, Abazoviqi u përgjigj: “Sigurisht që jo, ndoshta për ju ai përfaqëson vlerat evropiane, por për mua ato anti-evropiane. Komiteti kryesor i partisë do të mblidhet së shpejti dhe ne do të deklarohemi për të dy raundet e zgjedhjeve presidenciale. E përsëris, pres që Mali i Zi të ketë një president i ri”, theksoi ai, transmeton Klankosova.tv
Ai thotë se rolin e kryeministrit e ka marrë falë qytetarëve dhe ideve të mira.
“Dhe mendoj se iu përgjigja kërkesës. Nëse duan të më mbështesin sërish, unë jam këtu”, theksoi Abazoviqi.
Zgjedhjet presidenciale në shtetin fqinj do të mbahen më 19 mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.