Në një aksident të rëndë trafiku ka ndodhur sot në Bosnjë, ku sipas raportimeve të mediave atje, ka vdekur deputeti Srgjan Todoroviq, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.
Aksidentin e konfirmoi policia e Banja Lukës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjaluka. Në aksident janë përfshirë një makinë pasagjerësh tip “Volvo” dhe një kamion me një rimorkio.
Sipas informacioneve jozyrtare, tragjedia ka ndodhur kur “Volvo” e drejtuar nga Todoroviq, me shpejtësi të madhe është përplasur me rimorkio të një kamioni, i cili është ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëhershëm. Kamioni paraprakisht është përfshirë në një tjetër aksident trafiku me një veturë pasagjerësh, pas së cilës të dyja veturat kanë mbetur në rrugë.
Makina e familjes Todoroviq ka kaluar nën rimorkio të kamionit dhe Srgjan Todoroviq, gruaja dhe fëmija i tij kanë vdekur në vend nga plagët e marra.
Dy persona nga automjeti tjetër janë lënduar dhe janë dërguar në Qendrën Universitare-Klinike të Republikës Srpska në Banja Lukë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.