Tetë persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Turqi. Një autobus me pasagjerë që udhëtonte nga Dijarbakir në Bodrum është përplasur dhe më pas ka dalë nga rruga, raportojnë mediat turke.
Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur si pasojë e sjelljes së shoferit dhe jo nga kushtet atmosferike.
Të lënduarit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta për trajtim të specializuar.
Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, katër persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u lënduan pasi një autobus u përmbys në qytetin qendror të Turqisë, Kayseri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.