Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj në Maqedoninë e Veriut.
Alsat MK raporton se vetura tashmë është nxjerrë nga lumi bashkë me tre trupa të pajetë, përcjell Reporteri.net.
Sipas këtij mediumi, në veturë ka qenë një familje pesë anëtarëshe. Në mesin e tyre edhe një fëmijë i moshës 5-vjeçare, i cili gjatë rrokullisjes ka dalë nga makina dhe është gjetur nga disa kalimtarë rasti të cilët e kanë dërguar në spital.
Këto informacione s’janë konfirmuar ende nga autoritetet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.