Në magjistralen Pomurska, në drejtim të Mariborit, ka ndodhur një aksident i rëndë, në të cilin kanë humbur jetën së paku tre persona.
Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, shkruan 24ur.
Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima.
Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00.
Autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit aktualisht është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.