Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka njoftuar se nesër do të paraqitet në Facebook, nga ku ka paralajmëruar se do ta japë “lajmin e madh”.
Nesër në orën 11:00, kryetari i BDI-së do të flasë drejtpërdrejt. Kështu thuhet në njoftimin në faqen e Ali Ahmetit në Facebook.
Ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, BDI-ja, të paktën deri më tani, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë e vetme, apo në ndonjë koalicion.
Ndërkohë, disa parti opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë bërë bashkë në një koalicion, duke e kandiduar Arben Taravarin për president të RMV.
BDI është partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.