×
  • Lajme
  • Rajon / Maqedoni e Veriut

    Ali Ahmeti takon Escobarin: Kosova shqetësim i përbashkët i yni

    Reporteri
    25 Gusht 2023 | 23:08

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të premten ka takuar të dërguarin special të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë dy-ditore në Maqedoninë e Veriut.

    Ai ka bërë të ditur se ndër temat kryesore të diskutimit me Escobar ishin ndryshimet kushtetuese në Maqedoni të Veriut si dhe zhvillimet në Kosovë, me theks te ujdia e Ohrit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Z. Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi”.

    “Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”.

    Tutje, kreu i BDI-së tha se ShBA-të janë miq të të gjithë shqiptarëve.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot”. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!