Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka folur lidhur me raportet midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai po ashtu ka bërë një apel që të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti.
Theksojmë se që nga dita e djeshme Maqedonia e Veriut do të udhëhiqen nga ana e një kryeministri shqiptar për herë të parë.
Ai është Talat Xhaferri, ish kryetar i Parlamentit të Maqedonisë dhe më herët luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në 2001 kur vendi ishte nën sundim ekstremist maqedonas dhe më në fund u arrit Marrëveshja e Ohrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.