Në një reagim, Ambasada Amerikane ka shprehur pritjen që tranzicioni i pushtetit të zhvillohet në mënyrë të rregullt, duke theksuar gatishmërinë për të punuar së bashku në avancimin e partneritetit strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë.
Ambasada ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e stabilitetit rajonal.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Listën e Studentëve dhe qytetarët e Serbisë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 tetor. Ne presim me padurim një tranzicion të rregullt të pushtetit dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, si dhe stabilitetin rajonal.”, thuhet në reagim.