×
  • Lajme
  • Rajon

    Ambasadori amerikan në Beograd: “Open Balkan” është kyç për Serbinë

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 18:43

    Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se “Open Balkan” është kyç për Serbinë dhe rajonin.

    Godfrey tha se ShBA-ja përkrahë iniciativat rajonale në Ballkan, shkruan B92.

    “ShBA-ja i jep mbështetje të plotë inciativave rajonale drejt koordinimit dhe integrimit ekonomik”, tha ai.

    Ambasadori amerikan në Beograd theksoi se “Open Balkan” duhet të jetë komplementar me Procesin e Berlinit.

    “Për Ballkanin e Hapur për arritur potencialin e tij të plotë duhet që i tërë rajoni të përfshihet. Duhet gjithashtu të jetë komplementar me Procesin e Berlinit, i cili vazhdon të ketë përkrahje të plotë”, tha Godfrey në një konferencë për shtyp në Parlamentin e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!