×
  • Lajme
  • Rajon

    ​Anonimous publikon qindra e-maila të zyrtarëve institucional të Serbisë

    Reporteri
    08 Janar 2023 | 23:29

    Grupi Anonimous sonte në linkun https://twitter.com/YourAnonTV, #Anonimous publikoi qindra e-maila të zyrtarëve institucionalë të Serbisë, të cilët nuk do të duhej të përdoreshin më nga Serbia.

    Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili ka thënë se bashkëpunëtorët e tij në institutin #Octopus e kanë shkarkuar këtë listë, një pjesë të të cilëve po e ndan këtu.

    #Anonimous me gjasë ka vendosur që t’ia pijë gjakun me pambuk Vuçiqit. Nga ajo që më ra në sy ishin emailat për “media” nga shërbimi i inteligjencës së tyre, gjë që dëshmon kontrollin e Vuçiqit/Vulinit me media, përkatësisht kontrollin e pushtetit mbi mediat”, ka shkruar Musliu në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!