×
  • Lajme
  • Rajon / Postimi i tij

    Arrestimi në Kumanovë, themeluesi i “Portali X” tregon se si ra në prangat e policisë maqedonase

    Reporteri
    07 Prill 2024 | 21:03

    Gazetari dhe themeluesi i PortaliX, Furkan Saliu, është arrestuar sot nga njësia speciale e policisë në Maqedoni, në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – FK Kumanovo në Ligën e Tretë të vendit.

    Gazetari Saliu përmes një postimi në Facebook në faqen në Facebook të PortaliX ka treguar se po mbahet në stacionin policor në Avtokomandë, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se vepra për të cilët ngarkohet është sulm ndaj nëpunesit policor, por siguron se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Gazetari tutje thotë se edhe pse gjithçka ka qenë e xhiruar, policia i ka fshirë materialet në stacion policor, shkruan Reporteri.net.

    Postimi:

    Përshëndetje,

    Jam Furkan Saliu.

    Për shkaqe objektive nuk mund të shkruaj në profilin tim personal. Për momentin po mbahem në stacionin policor në Avtokomandë.

    Më vjen keq që me sjelljen time ndoshta kam ndikuar që situata të eskalojë që në fund të përfundoj në pranga. Më vjen keq edhe nëse ju kam deshpëruar juve që keni besuar në punën time. Ju siguroj që unë nuk kam sulmuar polic.

    Edhe pse gjithçka ka qenë e xhiruar, policia i ka fshirë materialet në stacion policor.

    Sa i përket armës që është gjetur në veturën time… Arma është me leje dhe është gjetur në veturën time. Gjatë arrestimit tim telefoni, çelësat me kanë rënë prej xhepi dhe kameramani im i ka marrë.

    Pa urdhër të gjykatës dhe pa qenë unë prezent si pronar i veturës është kontrolluar nga njesiti special.

    Vepra e cila më ngarkohet, sulm ndaj nëpunesit policor nuk mban ujë dhe asnjëherë nuk mund të dëshmohet. Faleminderit për përkrahjen dhe shpresoj se do shihemi shumë shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!