×
  • Lajme
  • Rajon

    Arrestohen një shqiptar dhe një rus në Greqi, plagosën tre sirianë

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 12:13

    Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe një rus, të akuzuar për plagosjen me sende të forta dhe armë të 3 pjesëtarëve të një familje siriane në Hania të Greqisë.

    Në prangat e policisë ranë Luan Hysa 30 vjeç nga Thumana e Krujës dhe Artur Kisiev 46 vjec nga Rusia.

    Rreth orës 19:40 të 15 qershorit, Kisoev dhe Hysa, duke udhëtuar me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes 58 vjec dhe kanë sulmuar atë dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marëan Younes 34 dhe 32 vjeç për shkaqe ende të panjohura, duke i goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme.

    Viktimat e mësipërme kanë tentuar të pengojnë sulmin e tyre, duke nisur një përleshje mes tyre. Gjatë përleshjes, rusi Artur Kisiev, person me precedentë penalë, ka qëlluar dy 2 herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes në lartësinë e gjurit. Pas të shtënave, autorët janë larguar për t’u vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një një zonë bujqësore në Platania.

    Sirianët e plagosur mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës së parë./TopChannel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!