×
  • Lajme
  • Rajon / Njoftimi i MPB-së

    Arrestohet personi që vendosi flamurin kuq e zi afër kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë

    Reporteri
    29 Nëntor 2023 | 10:06

    MPB Maqedoni njofton se policët e SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (28.11.2023) rreth orës 23:30, pas ndërmarrjes së masave operative, kanë identifikuar dhe ndaluar 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës.

    Siç thonë nga MPB, ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit, derisa në objektin fetar nuk kishte njeri, ka zbritur flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe e ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë.

    “Pas dokumentimit të rastit, ndaj J.A., i cili ndodhej me një person tjetër në momentin e uljes së flamurit të kishës, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB.

    Ndërkohë sot Stojançe Angellov njoftoi se është larguar flamuri shqiptar i cili u vendos mbrëmë, dhe se flamuri i Kishës Ortodokse do të kthehet në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!